Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

19 Shkurt 2009

2 posters

Shko poshtė

19 Shkurt 2009 Empty 19 Shkurt 2009

Mesazh  Napster Wed Feb 18, 2009 11:54 pm

"Spiunėt", ku gaboi PD

INTERVISTA/ Flet deputeti Sula, anėtar i Komisionit tė Ligjeve tregon: Do t‘i korrigjojmė vėrejtjet

Erjon Ajazi

Deputeti i Partisė Demokratike, Dashnor Sula, deklaron nė njė intervistė pėr "Shqip", se e djathta do tė presė vendimin pėrfundimtar tė Gjykatės Kushtetuese dhe mė pas do tė bėjė korrigjimet nė ligjin pėr "lustracionin". Konkretisht, sqaron ai, ndėrhyrja mund tė bėhet nė ato pika qė anėtarėt e Kushtetueses kėrkojnė ndryshimin pėr ta ēuar mė pas sėrish nė Kuvend pėr votim. Njė ditė pasi e djathta e pranoi me dhimbje vendimin e gjykatės, duket se ajo nuk do tė tėrhiqet nga ideja pėr tė bėrė njė ligj tė ri pėr tė pastruar politikėn dhe drejtėsinė nga ish-bashkėpunėtorėt e komunizmit. "Unė si deputet i Komisionit tė Ligjeve, kam mendimin qė ky ligj duhet tė bėhej, por rrethi i personave qė duhet tė pėrfshiheshin tė ishte mė i gjerė", vlerėson Sula. Nė rrėfimin e tij, deputeti demokrat pranon gjithsesi se nuk mund tė thuhet se ky ligj arriti perfeksionin. Duke iu referuar votimit tė parė nė Gjykatėn Kushtetuese, Sula thotė "mua mė vjen keq, qė edhe anėtarėt e tjerė tė gjykatės qė kanė njė integritet dhe qė s‘kishin njė prekje tė drejtpėrdrejtė nga ky ligj kanė marrė njė vendim tė tillė".

Faktori ndėrkombėtar ka kėrkuar nga Shqipėria qė tė dėnojė krimet e komunizmit, por kohėt e fundit ndodhi njė pėrplasje mes eksponentėve tė lartė tė PD-sė dhe diplomatėve tė huaj nė Tiranė pėr ligjin e ‘dosjeve‘. Prapa kėsaj fshihet njė lojė politike, apo ligji nuk ishte i hartuar mirė, duke cenuar tė drejtat e njeriut?

Bashkimi Evropian dhe faktori ndėrkombėtar kanė qenė gjithmonė pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit. Ky ėshtė njė proces mjaft i hershėm dhe doja tė kujtoja qė ligji i lustracionit ėshtė njė ligj i cili tė gjitha shtetet e vendeve postkomuniste kanė pėrgatitur njė ligj tė tillė dhe kjo tregon se ka edhe modele qė shoqėria shqiptare mund t‘i marrė si referencė. Por dua tė theksojė se pėr gjithė politikėn shqiptare ėshtė bėrė njė gabim mjaft i madh, pasi ky ligj duhet tė kishte kaluar shumė kohė mė pėrpara, ėshtė mjaft i vonshėm tani. Duhet tė ishte nė ligjet e para tė shoqėrisė pluraliste nė ato vite ku shoqėria shqiptare ishte tepėr e ndjeshme nga krimet e komunizmit. Kjo do tė kishte bėrė tė mundur qė shoqėria shqiptare tė mos merrej me njė problem tė tillė, pasi me vitet qė kanė kaluar ėshtė krijuar njė pėrplasje e mentaliteteve tė ndryshme qė kemi sot. Tė mendosh dhe tė besosh se nuk duhet tė dėnohen krimet e komunizmit, pėr pjesėn e atij brezi qė kanė vuajtur, nuk ėshtė gjė e drejtė. Dua tė theksoj se mazhoranca pėr ligjin e lustracionit ka kėrkuar qė tė bashkėpunojė me opozitėn, por kjo rezultoi joefikase. Unė si deputet i Komisionit tė Ligjeve, kam mendimin qė ky ligj duhet tė bėhej, por rrethi i personave qė duhet tė pėrfshiheshin tė ishte mė i gjerė. Ju e dini qė ėshtė miratuar njė ligj deri nė periudhėn 8 dhjetor ‘90, pėr mendimin tim ėshtė njė periudhė jonormale, pasi edhe pas viteve ‘90, ose mė saktė nė shtator tė 1991-it kur ėshtė miratuar edhe ligji i amnistisė nė Parlamentin e atėhershėm dhe dekretuar nga Presidenti i asaj kohe, mendoj se do ishte periudha mė e mirė. Gjithsesi, unė gjykoj se ndjeshmėria ndaj ligjit tė lustracionit ėshtė mjaft e madhe, ajo ka qenė pėr sa i pėrket problemeve tė ndryshme, tė cilat i trajton ky ligj. Por tė them se ky ligj arriti perfeksionin, nuk mund ta them dot, por duke pasur parasysh qė modelet e vendeve tė Lindjes kanė arritur deri atje qė tė mos ketė vetėm pėrjashtimin nga funksione tė larta, por kanė pasur edhe ndjekjen penale. Ne kemi zgjedhur modelin ēek, qė ka vetėm pėrjashtimin nga detyrat e funksioneve tė larta shtetėrore dhe jo penalizmin. Kėtu theksoj, se nuk duhet ta lėmė nė harresė gjithēka ka ndodhur nė shoqėrinė shqiptare. Nuk mė duket e moralshme qė bashkėpunėtorėt e regjimit komunist tė jenė pėrsėri pjesė e politikės shqiptare, tė jenė pėrsėri pjesė e drejtėsisė shqiptare. Ligji pėrshinte vetėm kategorinė e atyre personave qė kanė gjykuar dhe hetuar procese politike pėr sa i pėrket pjesės sė drejtėsisė.

Nė fakt, ligji i lustracionit kaloi nė disa etapa. Kuvendi e miratoi me shumicė tė thjeshtė, opozita e kundėrshtoi, Presidenti e kaloi me heshtje, ndėrkombėtarėt reaguan tė shqetėsuar, Gjykata Kushtetuese e pezulloi. A parashikohej ky fund, pėr tė rrėzuar ligjin poshtė?

Pėr tė qenė i sinqertė, duke ardhur nga fusha e drejtėsisė kam pasur bindjen se Gjykata Kushtetuese do tė merrte njė vendim pezullimi tė kėtij ligji. Argumenti ėshtė tepėr i thjeshtė, duke pasur parasysh qė njė pjesė e anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese kanė pasur konflikt interesi qė i prekte ky ligj drejtpėrsėdrejti. Unė doja tė sqaroja se nuk ėshtė normale dhe ky ėshtė faji i politikės shqiptare, i Presidentit tė Republikės sė mėparshėm, qė kanė dekretuar gjyqtarė, qoftė nė Gjykatėn e Lartė dhe Kushtetuese persona qė nė tė kaluarėn kanė dhėnė vendime ekstreme tė dėnimeve me vdekje. E them kėtė, duke pasur parasysh rrethin e gjerė tė juristėve qoftė edhe para viteve ‘90. Unė mund tė them qė jo tė gjithė prokurorėt dhe gjykatėsit kanė qenė personat qė kanė qenė pjesė e njė procesi. Absolutisht kanė qenė njė pjesė e vogėl, tė cilėt hetonin dhe gjykonin vetėm krime qė ishin pėr agjitacion dhe propagandė dhe kishin besueshmėri shteti partiak i asaj kohe. Absolutisht, tė tjerėt nuk kishin asgjė nė dorė nėse nuk kishin besimin e partisė sė asaj kohe. Prandaj nėse mazhoranca do tė kishte pėrgatitur njė ligj qė do tė bėnte tė mundur largimin nga funksioni i tė gjithė gjyqtarėve dhe prokurorėve para viteve ‘90, do tė ishte njė gjė tepėr e rėndė. Por njė gjė e tillė nuk ka ndodhur dhe kėtu bėhet fjalė vetėm pėr prokurorėt qė kanė hetuar proceset politike. Ky numėr nuk ėshtė i madh, por njė numėr i vogėl, duke pasur parasysh numrin e punonjėsve tė sistemit tė drejtėsisė. Tė diskutosh sot qė preken liritė e tė drejtave tė njeriut, po tė kemi parasysh se shumica e gjyqtarėve dhe prokurorėve nuk preken, se shumica e tyre nuk kanė bėrė karrierėn e duhur nė sistemin e drejtėsisė pėrpara se tė emėroheshin gjyqtarė dhe prokurorė duhej bėrė njė analizė tė punės sė mėparshme. Nuk do tė kishim tė tillė pėrplasje dhe sot nuk do tė kishim njė vendim tė ndėrmjetėm. Ne si mazhorancė e kemi dhėnė gjykimin tonė. Ka pasur konflikte interesi, do tė ishte mirė qė tė gjejmė module se kush duhet tė gjykonte, megjithatė nuk mund tė pėrjashtohet Gjykata Kushtetuese nga gjykimi i njė ligji i cili ėshtė votuar nė Parlament. Unė besoj se pas vendimit qė do japė Komisioni i Venecias, mendoj se do tė kemi njė situatė krejt tjetėr. Do tė doja tė bėja njė paralelizėm me kufizimin e imuniteteve qė ėshtė kėrkuar nė 2005-ėn nga mazhoranca, nuk gjeti mbėshtetje nga ekspertėt juridikė mendojnė se Komisioni i Venecias dha njė vendim tė vlefshėm qė nuk duhet tė kemi njė imunitet tė zgjeruar tė deputetėve dhe institucioneve tė pavarura kushtetuese. Por politika nuk arriti tė bėjė kufizimin e imuniteteve, ēka do tė thotė se edhe nė rastet ku Komisioni i Venecias dha njė mendim nuk u arrit njė konsensus i tillė.

Njė fakt qė bie nė sy ishte vendimi i Gjykatės Kushtetuese kundėr ligjit qė ishte 7 me 2. PD e akuzoi Kushtetuesen si tė lidhur me tė shkuarėn komuniste. Nė fakt a e priste kampi blu njė vendim tė tillė?

Nė momentin qė e kam marrė vesh vendimin e Kushtetueses, menjėherė bindjen e kisha se zoti Xhezair Zaganjori dhe Admir Thanza do tė ishin dy personat qė do tė kishin votuar pro ligjit. Mua mė vjen keq, qė edhe anėtarėt e tjerė tė gjykatės qė kanė njė integritet dhe qė s‘kishin njė prekje tė drejtpėrdrejtė nga ky ligj kanė marrė njė vendim tė tillė. Megjithatė, ky ėshtė mendimi i tyre. Mazhoranca do ta respektojė kėtė vendim. Ne kishim parashikuar nė kalendarin e punimeve tė Kuvendit qė do tė ngrihej autoriteti, ēka nuk do tė bėhet real. Por shpresoj qė ligji tė gjykohet nė themel sė shpejti dhe tė ketė njė pėrfundim qė mendoj se nuk do tė ketė pozitiv, por do tė kemi atakim tė disa neneve dhe pėrsėri mazhoranca do tė bėjė rregullimet e nevojshme, qė me ndihmėn e gjykatės tė bėjė rregullimet pėr tė pasur njė ligj lustracioni, pasi njė ligj i tillė ėshtė i domosdoshėm.

Pra kėtij ligji do t‘i bėhen korrigjime nė bashkėpunim me opozitėn dhe faktorin ndėrkombėtar?

Unė nuk shpresoj qė do tė kemi njė bashkėpunim me opozitėn, sepse pėrfundimisht qėndrimi i opozitės u pa dhe ajo qysh nė fillimet e saj kėrkonte tė kishte njė ligj pėr hapjen e dosjeve nė tė gjithė shoqėrinė shqiptare. Kjo krijon njė kaos dhe Partia demokratike ka kufizuar numrin e personave dhe ka mjaft probleme dhe jo mė tė hapėsh dosjet nė mėnyrė masive. Nuk mund tė ngrihet njė grup pune pėr momentin, pėr sa kohė kemi njė pezullim tė kėtij ligji. Pas njė vendimi pėrfundimtar do tė merren hapa tė duhur ligjorė dhe hapa politikė tė mazhorancės pėr tė marrė njė vendim.

Kalojmė nė njė ēėshtje tjetėr qė do tė jetė kryesorja pėr katėr muajt e ardhshėm. Sa e pėrgatitur ėshtė e djathta pėr tė fituar zgjedhjet?

Unė do tė thosha qė e djathta nė pėrgjithėsi dhe PD nė veēanti po punon fort pėr arritjen e njė rezultati pozitiv nė zgjedhjet e 28 qershorit. Por pėrpara se tė diskutojmė pėr zgjedhjet e 2009-ės, unė do tė kthehesha pak nė retrospektivė duke pasur parasysh mandatin qeverisės sė mazhorancės sė sotme, dhe do thosha qė ne vijmė nga njė mandat ku mendoj se ėshtė bėrė njė punė e mirė. Jo se kemi arritur rezultate tė shkėlqyera, por kemi bėrė njė punė shumė tė mirė. Po tė bėsh njė analizė me programin e 2005-ės, mund tė them se njė pjesė e mirė e kėtij programi janė realizuar, sidomos nė reformat e kėrkuara nga Bashkimi Evropian. Lajtmotivi i mazhorancės ėshtė pranimi i Shqipėrisė nė NATO dhe ftesėn qė do kemi nė 3 prill nė Strasburg do tė thosha qė Shqipėria do tė ketė tė drejtėn e anėtarit me tė drejta tė plota nė NATO. Bėrja e zgjedhjeve tė lira si njė kėrkesė e rėndėsishme e ndėrkombėtarėve. Ne do tė shkojmė nė kėto zgjedhje me pasaporta dhe kartat e identitetit.

Risia e kėtyre zgjedhjeve ėshtė qė pėr herė tė parė do tė votohet me lista. Elektorati nuk do tė votojė pėr deputetin, por pėr partitė politike. Mendoni se do tė ketė njė pėrplasje mes deputetėve dhe aleatėve, pasi ėshtė e paqartė mėnyra e bashkėpunimit?

Tė gjithė e dimė qė me ndryshimet e prillit tė 2008-ės tashmė kemi njė sistem proporcional rajonal, por do tė sqaroja se vota anon mė shumė te partitė politike dhe jo te deputetėt nuk ėshtė totalisht pėrfundimtare. Pėr tė vetmen arsye, sepse listat qė do tė paraqiten nė bazė tė qarqeve do tė kenė edhe emrat e deputetėve dhe elektorati do tė njihet me listėn e kėtyre emrave dhe vota nuk do tė jetė vetėm pėr partinė politike, por edhe pėr listėn e deputetėve qė forcat politike do tė nxjerrin. Por duke pasur parasysh qė do tė kemi edhe aleanca brenda sė djathtės, qė do tė jenė edhe nga kampi i majtė dhe nga kampi i qendrės, sigurisht do tė ketė njė formulė qė Kodi Zgjedhor e lejon qė do tė kemi njė ndėrthurje, qė njė pjesė e kėtyre forcave politike qė do tė bėjnė njė koalicion do tė kenė edhe renditjen e kandidatėve tė tyre nė listat e pėrbashkėta qė do t‘i paraqiten Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve.

Tėrheqja


"Ngrin" Autoriteti i Kontrollit tė Figurave


Vendimi i Gjykatės Kushtetuese pėr pezullimin e ligjit tė lustracionit ka frenuar tė djathtėn pėr tė ngritur Autoritetin e Kontrollit tė Figurave. Nė kalendarin e punimeve tė Kuvendit, ishte parashikuar qė zgjedhja e anėtarėve tė Autoritetit tė bėhej nė datė 16 shkurt, por vendimi i shumicės sė Gjykatės Kushtetuese ka bllokuar procesin e kėtij autoriteti. Deputeti i PD-sė, Dashnor Sula, ka sqaruar se "ne kishim parashikuar nė kalendarin e punimeve tė Kuvendit qė do tė ngrihej autoriteti, ēka nuk do tė bėhet real. Por shpresoj qė ligji tė gjykohet nė themel sė shpejti dhe tė ketė njė pėrfundim ku do tė kemi atakim tė disa neneve dhe pėrsėri mazhoranca do tė bėjė rregullimet e nevojshme, qė me ndihmėn e gjykatės tė bėjė rregullimet pėr tė pasur njė ligj lustracioni, pasi njė ligj i tillė ėshtė i domosdoshėm".



Pėrplasja


Pikat mė tė debatuara tė ligjit


Hapja e dosjeve pėr tė gjithė shoqėrinė shqiptare cilėsohet nga kampi i mazhorancės si njė veprim qė do tė shkaktojė kaos. Duke kundėrshtuar kėtė nismė tė propozuar nga opozita, partia mė e madhe nė pushtet ka preferuar tė marrė modelin ēek, duke u fokusuar vetėm te prokurorėt dhe gjykatėsit. Rasti nė fjalė ėshtė kundėrshtuar nga socialistėt, tė cilėt kanė ēuar tė parėt edhe ankimimin nė Gjykatėn Kushtetuese. Sipas demokratėve nuk do tė prekeshin ata gjyqtarė qė kanė ushtruar profesionin e tyre nė regjimin komunist, por vetėm ata qė kanė bashkėpunuar pėr hetimin dhe dėnimin e njerėzve tė akuzuar pėr qėllime politike pėrpara viteve ‘90.



Takimi Berisha-Cocker


Kryeministri ankohet

te britanikėt pėr ligjin


Kryeministri Berisha vijoi edhe dje kritikat pėr Gjykatėn Kushtetuese. Kreu i qeverisė duket se nuk do tė lėrė shans pa shfrytėzuar pėr t‘u ankuar te faktorėt ndėrkombėtarė pėr pezullimin e ligjit tė lustracionit nga Kushtetuesja, duke e cilėsuar atė si njė precedent tė rėndė. Dje, ai priti nė zyrė ministrin e Shtetit tė Britanisė pėrgjegjės pėr sigurinė, krimin dhe policinė, Vernon Cocker. Gjatė bisedės me ministrin britanik, Kryeministri Berisha bėri njė ekspoze tė krimeve qė janė regjistruar nė vendin tonė gjatė regjimit komunist nė fund tė viteve ‘80, duke thėnė se nė Shqipėri janė varur poetė nė lule tė rinisė, vetėm se ata kanė pėrmendur nė vargjet e tyre shprehjen tė drejtat e njeriut, ndėrsa trupa tė rinjsh janė tėrhequr zvarrė nė sheshet kryesore tė qyteteve tė Shqipėrisė. Sipas Berishės, "ligji i lustracionit synonte ndarjen nga kjo e kaluar e dhimbshme". Ndėrsa e ka cilėsuar vendimin e Gjykatės Kushtetuese si tė paprecedentė dhe tė ndikuar nga kryetari i opozitės, Edi Rama. "Sidoqoftė, qeveria e cila ėshtė e angazhuar pėr njė lustracion tė bazuar tėrėsisht mbi parimet e shtetit ligjor, e njohu kėtė vendim, megjithėse e konsideron atė njė vendim jashtė ēdo standardi tė shtetit tė sė drejtės. Nga ana e tij, ministri i Brendshėm britanik, Cocker, iu pėrgjigj Kryeministrit Berisha se ėshtė nė nderin e qeverisė shqiptare dhe tė Kryeministrit qė megjithėse ligji synon tė rivendosė integritetin e moralit shoqėror ka vendosur ta trajtojė atė nė pėrputhje tė plotė me parimet e shtetit ligjor.
Napster
Napster
Kuq E Zi
Kuq E Zi

Numri i postimeve : 32
Age : 37
Vendodhja : Albania
Hobi : Sport
Gjendja Civile : Martuar
Registration date : 18/02/2009

http://WwW.Alb4Love.CoM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

19 Shkurt 2009 Empty Re: 19 Shkurt 2009

Mesazh  Napster Wed Feb 18, 2009 11:54 pm

Ina Rama: "Qepeni gojėn" pėr Fazliēin

Serbo-boshnjaku firmos dėshminė prej 15 faqesh


Kryeprokurorja Ina Rama ka
urdhėruar hetuesit e dosjes
"Fazliē tė qepin gojėn para
gazetarėve, duke mos dashur
tė politizojė dosjen. Nėpėrmjet
telefonit, por edhe duke kontaktuar
drejtpėrdrejt me drejtuesit e
Prokurorisė sė Tiranės, numri njė
i akuzės shqiptare i ka ndaluar nė
mėnyrė kategorike publikimet e
akteve tė dosjes hetimore. Rama i
cilėson kėto akte si sekret hetimor
dhe, nėse dalin publikisht, hetuesit
qė nxjerrin kėto tė dhėna,
por edhe gazetarėt qė publikojnė
faktet, mund tė vihen nėn akuzė
pėr nxjerrje tė sekretit hetimor.
Duke dashur tė "frikėsojė" mediat
e shumta tė interesuara pėr dėshminė
e "mikut" tė Kryeministrit
Damir Fazliē nė Prokurorinė e
Tiranės pėr dy ditė me radhė,
kryeprokurorja ka marrė masat e
para. Duket se sulmet e paprecedenta
tė politikės shqiptare ndaj
organit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme
kanė detyruar kryeprokuroren
tė marrė masa ekstreme pėr
nxjerrjen e sekretit hetimor. Kjo
nuk ėshtė hera e parė qė numri
njė i akuzės shqiptare urdhėron
masa kaq ekstreme pėr dosje
tė rėndėsishme. Disa muaj mė
parė, akuza qendrore denoncoi
tri media qė kishin publikuar
akte hetimore nga dosja Gėrdeci.
Dosja ndodhet nė Prokurorinė e
Tiranės ku po hetohet gjerėsisht.
Heshtja e Fazliē
Pėr tė dytėn ditė me radhė,
serbo-boshnjaku Damir Fazliē
ėshtė paraqitur para prokurorėve
Dritan Rreshka dhe Besnik Cani
pėr tė dėshmuar nė lidhje me
pastrimin e produkteve kriminale
nė Shqipėri. Rreth orės 12:00,
i shoqėruar nga dy avokatėt e
tij Genc Gjokutaj dhe Ibrahim
Lahi, Fazliē ėshtė paraqitur nė
prokurori pėr tė fi rmosur dėshminė
qė kishte dhėnė disa orė
mė parė. Ai ka pranuar zyrtarisht
versionin e dėshmisė nė anglisht
dhe pasi e ka lexuar disa herė
me radhė nė fund ka vendosur
tė fi rmosė. Gjithsej janė rreth 15
faqe A4, nė fund tė ēdo letre ka
firmosur Fazliē dhe dy prokurorėt,
Dritan Rreshka dhe Besnik
Cani. Krahas kėsaj ane, procedurale
Fazliē ėshtė pyetur rreth
aktivitetit tė tij jashtė Shqipėrisė.
Kjo pyetje "do tė zbulonte" rreth
transfertave tė parave nga Shqipėria
drejt vendeve tė tjera. Por
Fazliē, nė mėnyrė kategorike
ka refuzuar t‘i pėrgjigjet kėsaj
pyetjeje tė organit tė akuzės,
duke deklaruar se prokuroria ka
ndėrmarrė hapat e saj ligjorė pėr
tė mėsuar rreth aktiviteteve tė tij
jashtė Shqipėrisė. Mėsohet se ai
ka pohuar se Prokuroria Shqiptare
ka kėrkuar informacion pėr
tė nėpėrmjet letėr-porosive dhe
tashmė hetuesit duhet tė presin
kthimin e pėrgjigjeve. Mė pas,
Fazliē ka pohuar se kompetenca
e hetimit tė Prokurorisė Shqiptare
ishte vetėm veprimtaria e tij nė
Shqipėri, ndėrsa aktivitetet e tij
jashtė Shqipėrisė nuk pėrbėjnė
kompetencė lėndore pėr hetimin
e Prokurorisė Shqiptare. I prerė
nė pėrgjigje, Fazliē ka mohuar
ēdo provė tė organit tė akuzės,
duke deklaruar se nuk ka kryer
asnjė krim. Ai ka pohuar se ka
zbatuar ligjet e shtetit shqiptar,
ndėrsa akuzat e mediave pėr lidhje
me familjarė tė politikanėve i
ka cilėsuar si ‘qesharake", pasi ai
vėrtet ka "mik" Kryeministrin, por
kjo nuk ėshtė vepėr penale, pasi
ēdo kontakt juridik me studion
ligjore "Kola-Malltezi" ėshtė e
ligjėruar.
"No comment"
Fazliē ka "sfi duar" pėr tė dytėn
herė brenda 24 orėve Prokurorinė
Shqiptare, e cila u mundua disa
muaj mė parė ta "ndalonte" teksa
kishte mbėrritur nė njė vizitė
pune nė Shqipėri. Dje ėshtė futur
nė organin e akuzės nė mesditė
dhe ka dalė nga akuza 30 minuta
mė pas. Fazliē, nuk ka pranuar
tė fl asė pėr mediat e shumta qė
ishin grumbulluar, duke deklaruar
se: "Nuk kam asnjė koment
pėr tė bėrė". Burime zyrtare nga
Prokuroria e Tiranės konfi rmuan
se serbo-boshnjaku ėshtė marrė
nė pyetje lidhur me dyshimet pėr
njė kompani fantazmė nė Shqipėri
dhe pėr afera tė dyshuara
tė pastrimit tė parave. Statusi i
tij ėshtė person nėn hetim. Dy
ditė mė parė, Fazliē mbėrriti
nė Shqipėri, duke prenotuar nė
hotel "Sheraton" dhe pasdite
pėr afro dy orė u mor nė pyetje
nga prokurorėt Besnik Cani dhe
Dritan Rreshka.
Biznesmeni qė njihet edhe si
anglo-boshnjak shoqėrohet nga
dy avokatėt e tij shqiptarė, Genc
Gjokutaj dhe Ibrahim Lahi.`
Napster
Napster
Kuq E Zi
Kuq E Zi

Numri i postimeve : 32
Age : 37
Vendodhja : Albania
Hobi : Sport
Gjendja Civile : Martuar
Registration date : 18/02/2009

http://WwW.Alb4Love.CoM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

19 Shkurt 2009 Empty Re: 19 Shkurt 2009

Mesazh  Napster Wed Feb 18, 2009 11:55 pm

Nuk ka para pėr ish tė dėnuarit politikė

Dėmshpėrblimi, Ministria e Financave kundėrshton projektin e qeverisė: Ka kosto tė lartė, s‘e pėrballojmė dot

Eva Gjura

Pamundėsia pėr tė pėrballuar shpenzimet financiare detyroi dje Ministrinė e Financave t‘i kundėrvihet projektit tė qeverisė pėr dėmshpėrblimin e ish tė pėrndjekurve. "Ligji ka faturė tė lartė financiare. Ne nuk e pėrballojmė dot me kaq pak kohė qė na keni vėnė nė dispozicion", u shpreh Mimoza Dhėmbi, drejtoreshė e buxhetit nė Ministrinė e Financave, teksa u pyet nė Komisionin parlamentar tė Ēėshtjeve Ligjore, instancė qė mori nė shqyrtim projektligjin pėr tė dėnuarit politikė. Gjatė debateve tė zhvilluara, drejtoresha e Ministrisė sė Financave ju kujtoi anėtarėve tė Komisionit tė Ligjeve se nisma e deputetit tė PD-sė, Astrit Bushati, ka njė faturė financiare dhe koha prej mė pak se 5 muajsh qė kėrkon kompensimi i ish tė dėnuarve ėshtė shumė e paktė pėr tė bėrė tė gjitha llogaritjet dhe pėr tė nxjerrė nė fund shumėn qė duhet pėr tė dėmshpėrblyer kėtė shtresė. Kjo, tha drejtoresha Dhėmbi, bėhet edhe mė e vėshtirė kur nė nismėn ligjore kėrkohet qė tė zgjerohet rrethi i familjarėve, tė cilėt do tė pėrfitojnė nga ky dėmshpėrblim. Pėrfaqėsuesja e Ministrisė kėrkoi mė shumė kohė pėr tė shqyrtuar kėtė nismė ligjore, teksa nuk pėrcaktoi qartė se sa do tė jetė kostoja qė do tė shpenzohet pėr kėtė shtresė. Dhėmbi u kujtoi deputetėve tė Kuvendit se duhet tė kenė parasysh qė nisma ngrin shpėrndarjen e dėmshpėrblimit aktual sipas ligjit ekzistues, i cili nė buxhetin e shtetit tė vitit 2008 kap shifrėn e rreth dy miliardė lekėve. Nė argumentimin e ministrisė, zgjerimi i listės sė pėrfituesve ėshtė njė faturė e madhe suplementare e ligjit ekzistues. Ky qėndrim i Ministrisė sė Financave shkaktoi habi te deputetėt e mazhorancės nė Komisionin e Ligjeve, tė cilėt i kėrkuan drejtoreshės sė buxhetit qė tė mos shprehet menjėherė pa bėrė njė pėrllogaritje se sa ėshtė shuma qė duhet tė vėrė shteti nė dispozicion pėr ish tė dėnuarit politikė. Deputetėt theksuan se ministrisė do t‘i duhen vetėm pak javė pėr tė bėrė llogaritė e duhura, ndaj pas dy apo tre javėsh ata duhet tė paraqiten nė Kuvend pėr tė bėrė publike shumėn e duhur dhe qėndrimin pėrfundimtar tė ministrisė. Propozimi, ndonėse pa shumė dėshirė, ėshtė pranuar nga drejtoresha e Ministrisė sė Financave. Pjesė e kėtij debati janė bėrė edhe deputetėt e opozitės nė Komisionin e Ligjeve. Deputeti i Partisė Socialiste, Pandeli Majko, nėnvizoi se deputetėt e mazhorancės po tallen me ish tė dėnuarit politikė, duke sjellė njė projektligj pak muaj para zgjedhjeve dhe tashmė del Ministria e Financave dhe shprehet se nuk e pranon atė, pasi ka kosto tė lartė. Por deputeti i PS-sė nuk u la tė flasė nga kryetari i komisionit, Ilir Rusmali, i cili i kujtoi se nuk i kishte dhėnė lejė pėr tė folur, ndaj nuk mund tė ndėrhynte. Pretendimi nuk u pranua nga deputeti i opozitės dhe shkaktoi mė pas debate me kryetarin e komisionit, deri nė ndėrprerjen e mbledhjes.
Napster
Napster
Kuq E Zi
Kuq E Zi

Numri i postimeve : 32
Age : 37
Vendodhja : Albania
Hobi : Sport
Gjendja Civile : Martuar
Registration date : 18/02/2009

http://WwW.Alb4Love.CoM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

19 Shkurt 2009 Empty Re: 19 Shkurt 2009

Mesazh  Napster Wed Feb 18, 2009 11:55 pm

Korēė, ekzekutohet nė pritė pogradecari me nofkėn Nino

Avni Hoxha njihej edhe nga policia si "person problematik"

Juliana Dhimitri

Krimi trondit qytetin e Korēės. Njė vrasje e tipit mafioz ka ndodhur nė mesditė nė njė nga lagjet e qendrės sė qytetit, nė njė nga rrugicat e lagjes numėr 1. Konflikti qė solli vrasjen nė Korēė duket se ėshtė "importuar" nga Pogradeci nga ku ka ardhur edhe viktima, qė sipas policisė ėshtė vrarė nė pritė. Avni Hoxha 47 vjeē, nga Starova e Pogradecit mendohet se ėshtė ndjekur nga persona ende tė paidentifikuar qė nga qyteti i tij pėr ta ekzekutuar mė pas nė Korēė, nė kohė dreke pa shumė lėvizje, nė njė nga rrugicat e qytetit. Ngjarja ka ndodhur nė orėn 14.00 kur viktima kishte dalė nga shtėpia e dhėndrit tė tij, ku kishte qėndruar vetėm disa minuta. Policia dyshon se ai ėshtė ndjekur nga autori i krimit, i cili ka gjetur njė moment tė pėrshtatshėm kur nė rrugicė nuk ka pasur lėvizje. Autori i kėsaj ngjarjeje ka qėlluar 47-vjeēarin me pistoletė duke zbrazur tė paktėn 7 plumba nė drejtim tė tij, ndėrkohė qė viktima ka qenė nė timon, tė paktėn 30 metra me larg nga shtėpia e dhėndrit tė vet korēar. Sipas policisė, 47-vjeēari ka lėnė vajzėn e tij tė martuar nė kėtė lagje dhe pasi ka dalė nga shtėpia ka hipur nė makinėn tip "Volkswagen golf" me targa PG2383B, por pa marrė mirė kthesėn ai ėshtė qėlluar nė mungesė tė dėshmitarėve okularė. Makina ėshtė pėrplasur mė pas nė murin e njė shtėpie. Ka qenė shitėsja e njė dyqani pėrballė me mjetin ku ndodhej viktima qė ka njoftuar banorėt e mė pas policinė, ndėrkohė qė sipas banorėve, ata kanė dėgjuar tė shtėna tė shumta, por kanė menduar se janė fishekzjarrė. 47-vjeēari Avni Hoxha ėshtė transportuar drejt spitalit ku dhe ka vdekur disa minuta pas mbėrritjes, pėr shkak tė plagėve tė marra nė trup nga plumbat. Burimet e policisė kanė thėnė se ai ka pasur tė paktėn katėr plagė plumbash. Sipas policisė, mendohet se autori ka qenė kėmbėsor dhe i ka zėnė pritė viktimės sė tij te kthesa e rrugicės. Pėr shkak tė rrugicave tė shumta, autori ka mundur tė largohet pa rėnė nė sy dhe policia dyshon se ai ka dalė mė pas nė kodrat e qytetit, qė janė pranė vendit ku ka ndodhur krimi, duke shmangur kėshtu edhe dėshmitarėt okularė. Sipas shpjegimeve tė policisė, autori ka pritur nė kthesėn mė tė afėrt me banesėn ku ishte futur viktima dhe ka dalė papritur ndėrsa 47-vjeēari afrohej me mjet. Kur Avni Hoxha ka qenė duke marrė kthesėn e rrugicės tjetėr, autori ka dalė pėrballė tij nė njė distancė shumė tė afėrt dhe e ka qėlluar disa herė me pistoletė. Nė vendin e ngjarjes kanė shkuar forca tė shumta policore, qė pasi kanė rrethuar vendin e krimit kanė marrė nė pyetje vajzėn e viktimės, por edhe banorė tė zonės, nė rast se ata kanė parė persona tė dyshimtė. Pogradecari Avni Hoxha, sipas hetimeve paraprake tė policisė, mund tė jetė vrarė pėr larje hesapesh. Tė gjitha dyshimet e policisė ēojnė te njė autor i vetėm, dhe qė ėshtė nga qyteti i Pogradecit. Viktima njihej nė zonėn e tij me pseudonimin Nino. Sipas policisė, ai njihej si person problematik dhe motivi i vrasjes po kėrkohet te konfliktet e vjetra qė mund tė ketė pasur. Ndėrkohė, sipas policisė, pista kryesore e hetimit ėshtė ajo e larjes sė hesapeve. Vajza e viktimės, ka qenė personi i fundit qė e ka parė 47-vjeēarin, por sipas policisė ajo ka deklaruar se nuk ka parė asnjė makinė tė dyshimtė nė afėrsi, gjė qė konfirmon se autori ka qenė i vetėm mė kėmbė edhe pse nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė ketė bashkėpunėtorė, tė cilėt e kanė ndihmuar tė largohet nga vendi i ngjarjes. Sipas tė afėrmve tė Hoxhės, ai nuk ka pasur konflikte kohėt e fundit dhe nuk ka shfaqur asnjė shenjė shqetėsimi pas mbėrritjes nė Korēė. Por ndryshe nga herėt e tjera, ai nuk ka qėndruar gjatė nė shtėpinė e dhėndrit dhe ėshtė larguar menjėherė pasi ka lėnė vajzėn aty.
Napster
Napster
Kuq E Zi
Kuq E Zi

Numri i postimeve : 32
Age : 37
Vendodhja : Albania
Hobi : Sport
Gjendja Civile : Martuar
Registration date : 18/02/2009

http://WwW.Alb4Love.CoM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

19 Shkurt 2009 Empty Re: 19 Shkurt 2009

Mesazh  Napster Wed Feb 18, 2009 11:55 pm

KE: Gjykata Kushtetuese veproi drejt

"ėshtė njė shans pėr tė reflektuar nė lidhje me detajet e kėtij ligji"


Vendimi i Gjykatės Kushtetuese pėr tė pezulluar zbatimin e ligjit tė debatueshėm pėr lustracionin ėshtė njė zhvillim i mirėpritur. Nė kėtė linjė u shprehen dje nė njė deklaratė pėr shtyp bashkėraportuesit e komitetit monitorues tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės pėr Shqipėrinė Jaakko Laakso( Finlandė) dhe David Wilshire (Mbretėria e Bashkuar). "Gjykata ka pėrdorur fuqinė e saj pėr tė pezulluar implementimin derisa tė marrė njė vendim pėrfundimtar sa i takon ankimit tė bėrė nga Partia Socialiste, Shoqata Kombėtare e Gjyqtarėve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit", thuhet nė njoftimin e publikuar nė faqen zyrtare tė Kėshillit tė Evropės. Bashkėraportuesit takuan javėn e shkuar kryetarin e Gjykatės Kushtetuese, Vladimir Kriston. Me kėtė rast, ata i sugjeruan gjykatės t‘ia dėrgonte ligjin pėr dhėnie kėshille Komisionit tė Venecias nė lidhje me pėrputhjen e tij me legjislacionin, principet demokratike dhe tė drejtat e njeriut. Bashkėraportuesit u shprehen tė kėnaqur qė gjykata ka vendosur tė bėjė diēka tė tillė. Duke komentuar vendimin e organit tė lartė kushtetues, bashkėraportuesit vlerėsuan se ėshtė gjetur tanimė njė mėnyrė pėr tė ndaluar, pėr tė reflektuar nė lidhje me detajet e kėtij ligji shumė tė debatueshėm. Wilshire shtoi se "askush nuk po thotė se Shqipėria nuk duhet tė ketė njė ligj pėr lustracionin dhe ekspertėt janė tė gatshėm tė ndihmojnė nė implementimin e njė ligji tė tillė". Megjithatė, vijon europarlamentari, disa momente tė ligjit aktual duhet vėrtet tė modifikohen. Ishte pikėrisht ligji i "lustracionit", zgjedhjet e 28 qershorit dhe rasti "Biberaj" qė sollėn vetėm pak ditė mė parė nė Shqipėri dy reporterėt e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės. Jaakko Laakso dhe David Wilshire zhvilluan njė sėrė takimesh me pėrfaqėsues tė ndryshėm tė politikbėrjes dhe drejtues tė institucioneve shqiptare. Presidenca ēeke e Bashkimit Evropian ishte njė tjetėr zė i fuqishėm nė kundėrshtimin e ligjit tė "lustracionit". Kontestimet u pėrqendruan te mungesa e konsensusit politik mes faktorėve nė Parlamentin e Shqipėrisė dhe fakti se projekti i mazhorancės binte ndesh me Kushtetutėn e Shqipėrisė. Vėmendja u pėrqendrua edhe te drejtėsia, ku u theksua se Bashkimi Evropian i kushton tė njėjtėn rėndėsi tė madhe mirėfunksionimit dhe pavarėsisė sė gjyqėsorit nga politika. Presidenca ēeke atakon drejtpėrsėdrejti ligjin e lustracionit edhe kur konstatoi se ligji ngre shqetėsime pėr aspekte tė caktuara tė tij, qė lidhen si me procedurėn edhe me pėrmbajtjen e tij. Ndėrkombėtarėt sugjeruan nė vijimėsi qė shumica nė pushtet tė tėrhiqte mbrapsht projektin dhe tė ia nėnshtronte njė diskutimi tė gjerė mes aktorėve politikė dhe grupeve tė interesit.
Napster
Napster
Kuq E Zi
Kuq E Zi

Numri i postimeve : 32
Age : 37
Vendodhja : Albania
Hobi : Sport
Gjendja Civile : Martuar
Registration date : 18/02/2009

http://WwW.Alb4Love.CoM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

19 Shkurt 2009 Empty Re: 19 Shkurt 2009

Mesazh  Napster Wed Feb 18, 2009 11:55 pm

Gjiknuri: Infrastruktura zgjedhore, qeveria po fsheh tė vėrtetėn



Socialistėt rishprehėn dje shqetėsimin pėr procesin e pajisjes me letėrnjoftime tė shqiptarėve, si dhe pėrgatitjes sė infrastrukturės zgjedhore. Nėnsekretari pėr ēėshtjet ligjore, Damian Gjiknuri, tha se ka kaluar mbi njė muaj nga fillimi i procesit tė aplikimit dhe akoma asnjė shtetas nuk ėshtė pajisur me njė tė tillė, pėrveē fatlumit qė e mori nga dora e Kryeministrit. "Pėrtej demagogjisė sė shpėrndarjes me karta, ajo qė ka filluar tė na shqetėsojė mė shumė ėshtė mungesa e plotė e transparencės dhe informacionit nė lidhje me shpėrndarjen e sistemit tė aplikimit nė tė gjithė territorin e vendit", theksoi Gjiknuri. Ai nėnvizoi faktin se mungesa e transparencės dhe mosbėrja publike e njė grafiku tė qartė tė shpėrndarjes nė territor po shoqėrohet edhe me refuzimin sistematik tė mazhorancės pėr ngritjen e njė komisioni monitorues parlamentar, tė pėrfaqėsuar nė shumicė nga opozita. "Ne nuk duam tė akuzojmė askėnd pa fakte dhe prova konkrete, por njėkohėsisht nuk mund tė rrimė indiferentė kur ky proces nuk po ecėn me ritmin e duhur dhe nė njė terr tė plotė informacioni", tha Gjiknuri. Detyra jonė si opozitė, shtoi ai, na bėn qė sikundėr ēdo ditė t‘u bėjmė thirrje qytetarėve tė aplikojnė pėr karta.
Napster
Napster
Kuq E Zi
Kuq E Zi

Numri i postimeve : 32
Age : 37
Vendodhja : Albania
Hobi : Sport
Gjendja Civile : Martuar
Registration date : 18/02/2009

http://WwW.Alb4Love.CoM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

19 Shkurt 2009 Empty Re: 19 Shkurt 2009

Mesazh  Napster Wed Feb 18, 2009 11:55 pm

LSI nėnshkruan marrėveshje me sindikatėn e pensionistėve



Ish-kryeministri Ilir Meta nėnshkroi dje Marrėveshjen e Bashkėpunimit me Sindikatėn e Pensionistėve tė Shqipėrisė. Kryetari Isa Gorica hodhi firmėn mbi dokumentin, duke dhėnė edhe vlerėsimet e rastit. Meta deklaroi se kjo marrėveshje synon si prioritet programor, jo vetėm deri nė 28 qershor, ditėn e zgjedhjeve por, ajo ēfarė ėshtė mė e rėndėsishmja, pas kėsaj dite nė qeverisjen e ardhshme tė vendit, miratimin e menjėhershėm tė projektligjit "Pėr kujdesin ndaj moshės sė tretė". Sipas tij, projektligji ėshtė njė detyrim jo vetėm moral, jo vetėm njerėzor, jo vetėm politik dhe kushtetues ndaj pensionistėve dhe moshės sė tretė, por edhe njė detyrim ndėrkombėtar nė kuadėr tė integrimit, pasi Shqipėria ka nėnshkruar Konventėn e Madridit. "Ky ėshtė njė sistem tepėr i deformuar dhe i arnuar herė pas here dhe duhet tė jetė njė sistem sa mė i drejtė nga pikėpamja sociale dhe ne do tė synojmė tė pėrjashtojmė diskriminimet qė pėrmbahen sot nė sistemin aktual", premtoi Meta. Sakaq, Isa Gorica vlerėsoi se grupimi politik qė pėrfaqėson zoti Meta ėshtė njė grupim politik qė ka vizion, por ka dhe veprim. Sepse, nėnvizoi Gorica, largimi nga vizioni ēon nė gabime, ndėrsa vetėm vizioni pa veprim kthehet nė ėndėrr. "Optimalja ėshtė vizioni dhe veprimi. Duket se kėtu ėshtė njė arritje e rėndėsishme e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim", u shpreh Gorica.
Napster
Napster
Kuq E Zi
Kuq E Zi

Numri i postimeve : 32
Age : 37
Vendodhja : Albania
Hobi : Sport
Gjendja Civile : Martuar
Registration date : 18/02/2009

http://WwW.Alb4Love.CoM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

19 Shkurt 2009 Empty Re: 19 Shkurt 2009

Mesazh  Napster Wed Feb 18, 2009 11:56 pm

Lėvizja evropiane: Tė ulet numri i pasaportave diplomatike

Raporti nė njėvjetorin e Marrėveshjes sė Lehtėsimit tė Vizave me vendet e Shengen-it


Njė vit pas fillimit tė Marrėveshjes sė Lehtėsimit tė Vizave mes Shqipėrisė dhe vendeve Shengen, situata duket jo fort optimiste. Lėvizja Evropiane nė Shqipėri, nė njė raport tė sajin i kėrkon qeverisė tė hartojė njė plan veprimi me masa konkrete dhe tė ndėrtojė njė sistem tė dhėnash pėr 18 kategoritė pėrfituese, pėr tė ndihmuar pėrfaqėsitė konsullore tė vendeve Shengen nė vlerėsimin e saktė tė aplikimeve. "Qeveria shqiptare duhet tė krijojė njė strukturė tė posaēme pėr tė verifikuar kuotat e refuzimeve tė vizave, dokumentacionin e kėrkuar pėr mjetet financiare tė udhėtimit, rastet e refuzimit tė hyrjes, mbajtjen e afateve tė pajisjes me vizė, si dhe afatet e paraqitjes sė dokumentacionit, lėshimin e vizave afatgjata, harmonizimin e procedurave tė lėshimit tė vizave te tė gjitha pėrfaqėsitė konsullore dhe listat e operatorėve turistikė prej

tė cilave do tė pranohen grupet turistike", thuhet nė raport. Njė tjetėr sugjerim ėshtė monitorimi i veprimtarisė sė dhomave

tė tregtisė dhe industrisė, rregullshmėrisė dhe problemeve qė do

tė dalin me vizat pėr komunitetin e biznesit. Lėvizja Evropiane thotė se duhet tė rishikohen edhe procedurat dhe praktikat

e lėshimit tė pasaportave diplomatike, tė shėrbimit

dhe pėrafrimit tė tyre me ato tė vendeve anėtare tė BE-sė. "Pėrcaktimet pėrjashtuese pėr pasaportat e shėrbimit nė MLV

duhet tė shėrbejnė si mesazh i qartė pėr qeverinė shqiptare, qė

tė rregullojė urgjentisht mėnyrėn se si menaxhohen prej saj kėto

dokumente tė rėndėsishme", nėnvizon raporti. Sipas tij, qeveria duket se vazhdon tė preferojė rrugėn e shkurtėr

nė vend tė zgjidhjeve afatgjata, si opsion pėr njė kategori tė caktuar personash, tė cilėve u akordohen pasaporta diplomatike dhe shėrbimi. "Ndėrkohė qė nė mėnyrė tė vazhdueshme kėrkohet reduktimi i numrit tė pasaportave diplomatike dhe tė shėrbimit vetėm pėr kategori tė caktuara zyrtarėsh, nė realitet ndodh e kundėrta", vijon raporti. Gjatė vitit 2008 janė miratuar tre vendime tė Kėshillit tė Ministrave, qė zgjerojnė mė tej rrethin e kategorive pėrfituese me 6 zėra gjithsej pėr mbajtėsit

e pasaportave diplomatike dhe 11 zėra gjithsej pėr mbajtėsit e

pasaportave tė shėrbimit, duke e ēuar nė total numrin e pėrfituesve nga vitet e mėparshme pėr: pasaporta diplomatike 58 + 6 = 64 kategori gjithsej dhe pasaporta shėrbimi 63 + 11 = 74 kategori gjithsej. Raporti u sugjeron pėrfaqėsive konsullore tė vendeve Shengen, tė zbatojnė me pėrpikėri detyrimet qė rrjedhin nga kjo marrėveshje, pasi nė tė kundėrt do tė vihet nė pikėpyetje autoriteti i vetė Komunitetit Evropian si palė nėnshkruese nė kėtė Marrėveshje. Ashtu sikurse kėrkohet tė harmonizojnė dhe unifikojnė procedurat mes vendeve tė ndryshme anėtare tė Marrėveshjes Shengen si diēka vendimtare pėr mirė zbatimin e

Marrėveshjes. Vlerėsohet se zbatimi i standardeve dhe kritereve tė ndryshme pėr tė njėjtėn procedurė vize shkakton konfuzion nė publik.
Napster
Napster
Kuq E Zi
Kuq E Zi

Numri i postimeve : 32
Age : 37
Vendodhja : Albania
Hobi : Sport
Gjendja Civile : Martuar
Registration date : 18/02/2009

http://WwW.Alb4Love.CoM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

19 Shkurt 2009 Empty Re: 19 Shkurt 2009

Mesazh  Napster Wed Feb 18, 2009 11:56 pm

Ministri britanik: Do t‘i kapim tė kėrkuarit shqiptarė

Premtimi pėr drejtorin Prenēi: Ndihmė edhe pėr ekstradimet


Britania do tė bėjė tė pamundurėn
pėr ekstradimin
e personave tė kėrkuar
nga policia shqiptare. Garancia
u dha nga ministri i Shtetit pėr
Policinė, Krimin, Sigurinė dhe Ēėshtjet
e Brendshme tė Mbretėrisė sė
Bashkuar, z. Vernon Coaker, pas
takimit qė pati dje me drejtorin e
pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit,
Ahmet Prenēi. Ai dha dhe njė mesazh
tė qartė pėr Policinė e Shtetit nė kėto
pragzgjedhje. Coaker u shpreh gjatė
takimit nė Tiranė, se "jo tė gjithė shqiptarėt
qė jetojnė nė Britani janė
kriminelė. Por, nga ana jonė ne jemi
tė gatshėm pėr arrestimin e personave
tė kėrkuar nga ana juaj dhe
mirėpresim ēdo lloj informacioni qė
mund tė keni pėr shtetasit e kėrkuar.
Ju premtoj se do tė bėj tė pamundurėn
pėr t‘i ekstraduar tė kėrkuarit
pėr nė vendin tuaj". Kjo deklaratė u
dha pasi kreu i policisė shqiptare ka
rikujtuar edhe njė herė kėtė ēėshtje.
Pėr sa i pėrket bashkėpunimit
pėr arrestimin dhe mė pas ekstradimin
e personave tė kėrkuar nga
drejtėsia shqiptare, por qė jetojnė
nė Britani, drejtori i pėrgjithshėm i
Policisė sė Shtetit u shpreh se "fatkeqėsisht
nė Britaninė e Madhe
jetojnė disa shtetas shqiptarė tė
kėrkuar nga ana jonė pėr disa vepra
penale. Me policinė kemi pasur
bashkėpunim tė shkėlqyer,
por nė disa raste, nga ana e gjykatave
ėshtė refuzuar ekstradimi i
tyre drejt vendit tonė. Ne jemi tė
hapur pėr shkėmbim informacioni,
me qėllim ekstradimin e tyre
drejt vendit tonė", u shpreh Prenēi.
Nga ana tjetėr, drejtori i pėrgjithshėm
i Policisė sė Shtetit falėnderoi
ministrin Coaker pėr bashkėpunimin
e deritanishėm ndėrmjet dy
policive. Sipas Prenēit, Policia e
Shtetit ėshtė e vendosur pėr tė
vazhduar mė tej bashkėpunimin
me policinė angleze, kryesisht nė
luftėn kundėr krimit tė organizuar,
trafiqeve tė qenieve njerėzore, arrestimin
e personave tė kėrkuar nė
fushėn e trajnimeve tė oficerėve tė
policisė shqiptare etj. Drejtori i
Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit
bėri njė ekspoze tė shkurtėr tė reformės
legjislative dhe organizative
qė po i nėnshtrohet Policia e
Shtetit. "Bashkėpunimi Policor
deri tani me homologėt britanikė
ėshtė nė nivele shumė tė mira.
Vlerėsoj me nota maksimale ndihmėn
qė na ka ofruar dhe ofron policia
juaj nė fusha tė ndryshme. Ne
ju garantojmė seriozitet dhe besnikėri
nė misionin tonė tė pėrbashkėt,
nė luftėn kudėr krimit nė
pėrgjithėsi dhe nė veēanti kundėr
terrorizmit, krimit tė organizuar,
trafikut tė paligjshėm ndėrkufitar
etj.", u shpreh Prenēi. Mė tej, ai tha
se ndihma qė ka dhėnė dhe jep
Mbretėria e Bashkuar ndihet ēdo
ditė me praninė e ekspertėve tė saj
pranė Policisė sė Shtetit, si dhe me
projektet qė po implementohen
falė kėsaj ndihme. "Nė 10 vitet e
fundit, nga qeveria britanike janė
investuar pėr policisė shqiptare
rreth 4 milionė euro, tė cilat janė
bėrė nė fusha delikate dhe tė
rėndėsishme, si nė policinė shkencore,
nė trupėn e operacioneve speciale
etj.", tha Prenēi. Gjithashtu,
drejtori i pėrgjithshėm i Policisė sė
Shtetit nėnvizoi faktin se intensifikimi
i mėtejshėm i kėtij bashkėpunimi
do t‘i shėrbente policisė
shqiptare pėr rritjen akoma mė
shumė tė aftėsive profesionale.
Ndėrkohė, qė nga ana e tij, ministri
i Shtetit pėr Policinė, Krimin, Sigurinė
dhe Ēėshtjet e Brendshme tė
Mbretėrisė sė Bashkuar, Vernon
Coaker, pasi vlerėsoi punėn e bėrė
nga Policia e Shtetit, garantoi Drejtorin
e Pėrgjithshėm tė Policisė pėr
asistencė tė vazhdueshme. "Shumė
e rėndėsishme nė punėn e policisė
ėshtė ndarja e saj nga politika.
Gjithmonė policia duhet tė jetė e
pavarur dhe tė bėjė punėn e saj",
deklaroi Vernon Coaker.


Nishani, Coaker-it: Ja si e kemi luftuar krimin


Ministri i Shtetit i Mbretėrisė sė Bashkuar ėshtė pritur
edhe nga ministri Nishani, ku janė njohur me punėn
e njėri-tjetrit dhe kanė shprehur frymėn bashkėpunuese
mes dy vendeve. Fillimisht, ministri i Brendshėm,
Bujar Nishani, e njohu ministrin
Coaker me disa nga arritjet kryesore
tė Shqipėrisė nė luftėn
kundėr krimit tė organizuar,
trafiqeve tė paligjshme dhe korrupsionit,
forcimin e sigurisė nė
vend dhe kontributin e vazhdueshėm
pėr sigurinė dhe bashkėpunimin
rajonal. Ministri i
Brendshėm nėnvizoi si tregues
kryesor tė kėtyre arritjeve
goditjen gjatė tre vitev tė fundit
tė rreth 300 grupeve tė krimit tė
organizuar dhe vėnien para
drejtėsisė tė afro 1000 anėtarėve
tė kėtyre grupeve. "Gatė kėsaj
kohe, falė bashkėpunimit me
agjencitė e zbatimit tė ligjit nė
vendet perėndimore, me Europol-
in dhe Interpol-in, janė ekstraduar
dhe vėnė para drejtėsisė rreth 250 persona", tha Nishani.
Gjithashtu, duke vlerėsuar rritjen e profesionalizimit tė
Policisė sė Shtetit dhe luftėn me tolerancė zero kundėr tė gjitha
veprimtarive kriminale, Nishani evidentoi faktin se gjatė kėsaj
kohe nuk ka pasur asnjė humbje jete nė radhėt e policisė,
pėrkundrejt 180 punonjėsve tė policisė qė kanė humbur jetėn
gjatė viteve 1997-2005. Nishani e njohu Coaker edhe me rezultatet
e luftės kundėr tė gjitha trafiqeve tė paligjshme, menaxhimin
e integruar tė kufirit dhe thellimin e bashkėpunimit
ndėrkufitar me vendet fqinje. Ministri i Shtetit i Mbretėrisė sė
Bashkuar pėr Policinė, Krimin dhe Sigurinė, shprehu kėnaqėsinė
pėr progresin dhe arritjet e Shqipėrisė nė luftėn kundėr veprimtarive
kriminale, e po ashtu pėr bashkėpunimin e deritashėm
mes strukturave policore shqiptare dhe britanike. "Ne
nxisim bashkėpunimin rajonal dhe vlerėsojmė rolin e kontributin
e Shqipėrisė nė kėtė drejtim. Dėshirojmė tė thellojmė bashkėpunimin
dhe tė ndihmojmė nė luftėn e pėrpjekjet tuaja
kundėr tė gjitha veprimtarive kriminale dhe trafiqeve tė
paligjshme. Progresi juaj, i cili ėshtė i dukshėm, i shėrben dhe
ėshtė njė tregues pozitiv pėr rajonin, Bashkimin Evropian dhe
Mbretėrinė e Bashkuar", u shpreh ministri Coaker.
Napster
Napster
Kuq E Zi
Kuq E Zi

Numri i postimeve : 32
Age : 37
Vendodhja : Albania
Hobi : Sport
Gjendja Civile : Martuar
Registration date : 18/02/2009

http://WwW.Alb4Love.CoM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

19 Shkurt 2009 Empty Re: 19 Shkurt 2009

Mesazh  Napster Wed Feb 18, 2009 11:56 pm

"Kristopuli ėshtė dhunuar nga SHIK nė Vain tė Lezhės"

Ish-drejtori i Shėrbimit Informativ, Ilir Cenollari, rrėfehet nė gjyqin pėr Remzi Hoxhėn


Shėrbimi Informativ Kombėtar,
me nė krye tė
ndjerin Bashkim Gazidede,
ka dhunuar tre shtetas
nė Vain tė Lezhės. Deklarata
vjen nga Ilir Cenollari, pasuesi
i Gazidedes nė SHIK, nė Gjykatėn
e Krimeve tė Rėnda, ku ishte thirrur
pėr tė dėshmuar. Ish-drejtori i
komanduar, Cenollari, ka dėshmuar
para togave tė zeza detaje
mbi shoqėrimin e Ziso Kristopulit
nė Vain tė Lezhės. Cenollari tha
se strukturat e SHIK kishin marrė
kėrkesė nga Presidenca pėr informacione
rreth shtetasit Kristopuli
dhe nga ku mė pas ishte shoqėruar
nė Lezhė pėr verifikim. Gjatė
dėshmisė sė tij, Cenollari tha se
gjatė viteve ‘98-‘99 kishte kontaktuar
rastėsisht me Ziso Kristopulin
nė ambientet e SHIK-ut, pasi ky
i fundit kėrkonte tė bėnte kallėzim
pėr keqtrajtim nga strukturat e
Shėrbimit Informativ. Ish-drejtori
i komanduar dėshmoi se nė lidhje
me ngjarjen ishin bėrė verifikimet
e nevojshme nė terren dhe deklarimet
e Ziso Kristopulit rezultonin
tė vėrteta mbi ambientet e
ndodhura nė Lezhė.
Dėshmia
"Me Ziso Kristopulin jam njohur
rastėsisht. Ka ardhur ēėshtja
nga punonjėsit tanė, ka bėrė njė
ankesė nė tė cilėn thuhej se ishte
ushtruar dhunė nga ish-punonjėsit
e Shėrbimit Informativ para
vitit 1997. Pėr kėtė procedurė janė
njoftuar instancat e larta tė shtetit",
filloi dėshminė ish-drejtori i
komanduar i SHIK-ut. Sipas tij,
Ziso Kristopuli i kishte ardhur nė
zyrė nėpėrmjet punonjėsve tė
Shėrbimit Informativ tė Sarandės,
shoqėrisht, ku dhe ėshtė pyetur e
marrė informacion. "Ne kemi bėrė
pėrpjekje dhe na ėshtė kėrkuar
informacion nga Presidenca e Republikės.
Kam mbledhur tė dhėna
pėr kėtė ēėshtje dhe nė rrugė
zyrtare kam dhėnė shpjegime.
Shtetasi ėshtė marrė, dhe pasi
ėshtė shoqėruar nga drejtori i
SHIK-ut Sarandė, Metlut Vatraku,
sė bashku dhe me mua kemi shkuar
nė Lezhė, atje ku kemi pasur
ne shtėpinė, ka qenė e shkatėrruar.
Aty Ziso Kristopuli mė ka pohuar
qė e kishin sjellė nė kėtė vend",
ka vijuar Cenollari, duke shtuar se
vendi nė tė cilin ishte dėrguar
Kristopuli quhej Kune. Kristopuli
e kishte vėnė nė dijeni se punonjėsit
e SHIK-ut tė asaj kohe e kishin
marrė dhe kishin pėrdorur
dhunė ndaj tij. Dėshmitari ka
treguar se gjithēka ėshtė e dokumentuar,
madje kishin mbajtur
njė deklaratė pėr Kristopulin. Mėsohet
se gjatė kėsaj kohe nuk ishte
pėrmendur asnjė emėr se kush
mund tė qenė personat tė cilėt e
kishin shoqėruar Ziso Kristopulin.
Dėshmitari ka mbyllur dėshminė
e tij duke thėnė se nuk e njihte tė
pandehurin Avni Koldashi.
Seanca
Nė seancėn e djeshme gjyqėsore,
dėshmitari i dytė i thirrur nga
ana e Prokurorisė sė Krimeve tė
Rėnda pėr tė dhėnė deklarime ishte
Aziz Tėrsia, ish-punonjės nė
SHIK. Ai ka shpjeguar vetėm faktin
qė targat qė ata pėrdornin ishin
private. Ndėrkohė, prokurori
Xhevat Hana ka lexuar dje deklarimet
e dhėna tė shtetasit Maksim
Kroi para oficerėve tė policisė
gjyqėsore, i cili dėshmonte se kishte
qenė punėtor nė pularinė e shtetasit
Ziso Kristopuli. Sipas tij,
ditėn qė Ziso ishte rrėmbyer, ai ishte
vėnė nė dijeni nga bashkėshortja
e tij, ndėrsa shpjegonte se mė
pas nuk ishte takuar mė me atė.

Kristopuli: SHIK-u mė shkatėrroi jetėn


Ziso Kristopuli ėshtė njė nga tė
rrėmbyerit e SHIK-ut nė vitin 1995.
Arsyet e kėsaj ai nuk i kupton dhe
pėr kėtė kėrkon shpjegime. Kristopuli jeton
nė Sarandė dhe ajo ngjarje e 13 viteve
tė shkuara e ka goditur
rėndė. "Unė kam pasur njė
biznes tė mirė. Kam pasur
njė pulari, njė serė diellore,
njė lokal buzė detit. Dhe
nuk desha tė merresha me
politikėn e madhe, desha
tė merresha me politikėn e
vogėl. Ku mė gjetėn mua
nga Maqedonia nė Sarandė?
Kush isha unė? Cili
isha unė qė mund tė arrija
tė pėrmbysja pushtetin e
Berishės? Cili isha unė qė
mora vulėn nga Serbia
dhe vulosa tėrė fletėt e referendumit
tė Jugut qė
humbi Kushtetutėn e vitit
1994? Nuk e imagjinoj dot veten dhe nga
kėto dua tė ēlirohem. Nga kėto duhet tė
heq ankthin. Kam duruar shumė gjėra.
Kam humbur pasurinė time. Kam humbur
familjen time. Kėshtu qė dua tė mėsoj
tė vėrtetėn", ėshtė shprehur Kristopuli,
pas dėrgimit tė dosjes nga prokuroria
nė gjykatė.
Napster
Napster
Kuq E Zi
Kuq E Zi

Numri i postimeve : 32
Age : 37
Vendodhja : Albania
Hobi : Sport
Gjendja Civile : Martuar
Registration date : 18/02/2009

http://WwW.Alb4Love.CoM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

19 Shkurt 2009 Empty Re: 19 Shkurt 2009

Mesazh  Napster Wed Feb 18, 2009 11:56 pm

Shpėrthen bombola e gazit, plagosen rėndė katėr anėtarė tė njė familjeje

Sipas mjekėve, nėnė e bir janė nė gjendje kritike pėr jetėn


Katėr persona, tre prej tyre pjesėtarė tė njė familjeje kanė mbetur tė plagosur rėndė pėr shkak tė shpėrthimit tė njė bombole gazi nė banesė. Ngjarja e rėndė ka ndodhur paraditen e djeshme nė Tiranė, ndėrkohė qė katėr tė dėmtuarit, ndodhen nė spital, ku janė nė gjendje kritike pėr jetėn. Burrė e grua, bashkė me tė miturin e tyre tė paralizuar, kanė qenė duke ndenjur nė shtėpi, kur u kishte ardhur pėr vizitė edhe njė e afėrm. Papritur ka shpėrthyer bombola e gazit nė formėn e eksplozionit, duke iu vėnė flakėn tė gjithė tė pranishmėve, tė cilėt kanė pėsuar djegie nė masėn 70%. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Tiranės bėnė tė ditur se Komisariati Nr. 4, nė orėn 09.30, nė rrugėn "Myslym Keta", ėshtė njoftuar se ėshtė djegur banesa e shtetasit Fadil Ali Lika, 51 vjeē, lindur dhe banues nė adresėn e mėsipėrme. Menjėherė nė vendngjarje kanė shkuar shėrbimet zjarrfikėse dhe policia, tė cilėt u kanė dhėnė ndihmėn e parė tė dėmtuarve dhe kanė shuar flakėt. Nga kryerja e veprimeve hetimore, rezultoi se nė banesė ka shpėrthyer bombola e gazit nė formėn e eksplozionit, e cila ka qenė me defekt. Pėr pasojė janė dėmtuar tė gjithė pjesėtarėt e familjes, ku nė gjendje kritike pėr jetėn janė Nadire Lika, 42 vjeēe dhe djali i saj, Eridion Lika, 9 vjeē, i cili ka qenė i paralizuar mė parė. Por, edhe Fadil Lika dhe Hanke Zeqiri, 56 vjeēe, kanė pėsuar dėmtime serioze pėr jetėn dhe ndodhen tė shtruar nė pavijonin e djegies nė Qendrėn Spitalore Universitare tė Tiranės "Nėnė Tereza". Policia tha se dy tė fundit janė jashtė rrezikut pėr jetėn, ndėrkohė qė edhe dėmet materiale janė tė konsiderueshme.
Napster
Napster
Kuq E Zi
Kuq E Zi

Numri i postimeve : 32
Age : 37
Vendodhja : Albania
Hobi : Sport
Gjendja Civile : Martuar
Registration date : 18/02/2009

http://WwW.Alb4Love.CoM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

19 Shkurt 2009 Empty Re: 19 Shkurt 2009

Mesazh  Napster Wed Feb 18, 2009 11:57 pm

Arrestohet polici, bashkėpunoi me hajdutėt

Punonjėsi i policisė u kap duke drejtuar njė makinė tė vjedhur. Nė pranga edhe tre "civilė"


Njė punonjės policie i Tiranės dhe tre bashkėpunėtorėt e tij nga Durrėsi dhe Elbasani kanė pėrfunduar nė pranga. Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm nė Policinė e kryeqytetit ka ndihmuar agjentėt e antikrimit ndaj pronės nė Durrės nė zbardhjen e vjedhjes sė njė automjeti qė pati ndodhur nė ditėn e ēlirimit tė atdheut, mė 29 nėntorin e kaluar. Ditėn e djeshme, rreth orės 01.30, u arrestuan shtetasit Martin Arrėza, 22 vjeē nga Korēa, punonjės policie nė Komisariatin e Policisė nr.3 nė Tiranė; Gentjan Shijaku, 38 vjeē, i papunė nga Durrėsi, kushėriri i tij, Artur Shijaku, 35 vjeē, po banor i kėtij qyteti, si dhe Dorian Dedja, 25 vjeē nga Gjinari i Elbasanit. Tė katėrt u arrestuan pasi nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė vjedhur automjetin "Volkswagen" me targa TR0892G tė shtetasit Neim Zeqiri. Tre muaj pas vjedhjes ėshtė bėrė e mundur tė zbardhet ngjarja dhe autorėt e saj. Automjeti u gjet tė hėnėn nė qytetin e Tiranės dhe drejtohej nga punonjėsi i policisė, Martin Arrėza.

Vetėm pas ndalimit tė tij dhe kryerjes sė veprimeve hetimore u bė i mundur identifikimi dhe kapja e bashkėpunėtorėve tė tjerė. Nė cilėsinė e provės materiale ėshtė sekuestruar automjeti. Ndėrkohė, po punohet pėr tė dokumentuar edhe disa vjedhje tė tjera automjetesh tė ndodhura gjatė muajve tė fundit nė Durrės.

Ndėrkaq, njė tjetėr vjedhje ka ēuar nė procedim penal dy tė mitur, tė cilėt pėr shkak tė moshės ndiqen nė gjendje tė lirė. Dy tė miturit nga Shijaku, nxėnės tė klasės sė tetė, i kanė vjedhur njė shtetaseje nga Durrėsi ēantėn me dy celularė dhe njė kuletė nė tė cilėn kishte 38 mijė lekė tė reja. Paratė dhe aparatet e telefonit iu gjetėn fėmijėve nė ēastin e ndalimit.
Napster
Napster
Kuq E Zi
Kuq E Zi

Numri i postimeve : 32
Age : 37
Vendodhja : Albania
Hobi : Sport
Gjendja Civile : Martuar
Registration date : 18/02/2009

http://WwW.Alb4Love.CoM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

19 Shkurt 2009 Empty Re: 19 Shkurt 2009

Mesazh  vorragjiu Fri Feb 20, 2009 5:23 pm

HI

vorragjiu
Kuq E Zi
Kuq E Zi

Numri i postimeve : 65
Registration date : 20/02/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

19 Shkurt 2009 Empty Re: 19 Shkurt 2009

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi